Minamino nuk mori medalje, pasi fitoi FA Cup, Klopp: Ju lutem na sillni të tjera!

schedule19:15 - 16 Maj, 2022

schedule 19:15 - 16 Maj, 2022

Liverpool arriti të merrte trofeun e FA Cup, pasi mposhti pas gjuajtjes së penalltive skuadrën e Chelsea.

Siç ndodh gjithmonë pas fitores së çdo trofeu, shpërndahen edhe medalje për lojtarët e skuadrës fituese, por “The Reds”, pasi triumfuan në FA Cup, nuk kishte medalje për të gjithë lojtarët.

Trajneri gjerman përdori 31 lojtarë në këtë kompeticion këtë sezon, ku Takumi Minamino shkëlqeu në raundet e mëparshme, ndërsa Kaide Gordon, Conor Bradley, Max Woltman, James Norris dhe Melkamu Frauendorf ishin vetëm disa nga lojtarët më të rinj që morën minuta.

Sidoqoftë, japonezi Minamino ishte një nga katër lojtarët që nuk ishin në stol në Wembley, së bashku me Harvey Elliott, Alex Oxlade-Chamberlain dhe Fabinhon e dëmtuar, ndërsa Liverpool mundi skuadrën e Thomas Tuchel në penallti.Minamino, golashënuesi më i mirë në FA Cup, nuk mori medalje pas triumfit dhe për këtë Klopp nuk ishte i lumtur.

“Tani ju mund të dëgjoni publikisht, ne duam më shumë medalje. Nuk mund të besoj që sasia e medaljeve është e kufizuar. Pse do ta bënit këtë? Ne e kuptojmë se duam t’u japim medalje të gjithë lojtarëve, por atëherë trajnerët nuk mund t’i kenë ato, diçka e çuditshme. Të dashur FA, ju lutem dërgoni edhe disa medalje. Skuadra po bëhet më e madhe, por numrat mbeten të njëjtë, kështu që bëjeni këtë”, përfundoi ai. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!