Të shtënat me armë që raportuam gjatë ditë së sotme në Durrës kanë ndodhur te lokali i Noizyt në zonën e Currilave.
Abc mëson se i plagosur nga të shtënat ka mbetur 31 vjeçari Ardit Kërtusha ish-kandidati për kreun e PS në Durrës. Mësohet se ai u plagos në këmbë pas një konflikti çasti.
Sipas policisë, dyshohet se ngjarja ka ndodhur gjatë një konflikti për motive të dobëta. Kërtusha ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Nuk dihet ende si ka nisur sherri dhe se kush është autori i të shtënave me armë.
Ndërkohë vijon krehja e zonës, për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
/abcnews.al