Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Dron i dyshimtë nga Bjellorusia, në alarm Lituania/ Mbyllet aeroporti i Vilniusit, ngrihen avionët e NATO-s

schedule10:00 - 3 Tetor, 2026

schedule 10:00 - 3 Tetor, 2026

Lituania është vënë në gatishmëri të lartë pas raportimit për një dron të dyshimtë, i cili dyshohet se ka hyrë në territorin e vendit nga Bjellorusia.

Pas incidentit, autoritetet lituaneze mbyllën përkohësisht aeroportin e Vilniusit, ndërsa në operacion u përfshinë edhe avionë luftarakë të NATO-s, të angazhuar në misionin e policimit ajror në rajonin e Baltikut.

Sipas Qendrës Kombëtare të Menaxhimit të Krizave në Lituani, avionët luftarakë u ngritën pas raportimit për praninë e një mjeti ajror pa pilot.



Ndërkohë, autoritetet u kanë bërë thirrje banorëve në zonën e gjerë të Vilniusit që të qëndrojnë në gatishmëri dhe të jenë të përgatitur për të kërkuar strehim në rast se situata do ta kërkojë.

Autoritetet vijojnë verifikimet për të përcaktuar origjinën dhe natyrën e dronit, si dhe rrethanat e hyrjes së tij në territorin lituanez.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!