Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

VIDEO/ Kaos në Francë nga protestat, mbi 5 mijë të arrestuar

schedule10:10 - 3 Tetor, 2026

schedule 10:10 - 3 Tetor, 2026

Protestat e studentëve në Francë vijuan edhe të premten, ndërsa tensionet mbeten të larta në disa qytete të vendit.

Autoritetet raportojnë mbi 5 mijë arrestime që nga fillimi i javës, ndërsa organizatorët kanë bërë thirrje për vijimin e protestave të martën, duke argumentuar se deri tani nuk janë marrë “masa konkrete”.

Lëvizja nisi më 17 shtator në rajonin e Parisit, fillimisht si një protestë kundër kushteve të këqija në shkolla dhe mungesës së fondeve për arsimin. Në ditët në vijim, protestat janë përhapur në pjesë të ndryshme të Francës, ndërsa në disa raste janë shoqëruar me përleshje dhe incidente të dhunshme.



Vetëm të premten, sipas ministrit të Brendshëm Laurent Nunez, u arrestuan 1,747 persona. Sipas tij, që nga e hëna numri i përgjithshëm i arrestimeve ka kaluar 5 mijë.

🇫🇷 France protests update:

Over 1,000 schools hit, 2,000 students detained, 305 policemen/policewomen injured, millions of property damaged– and it’s still escalating.

Which started as a simple cockroach like protest against school issue turned out to be violent protests allegedly by liberals, multicultural flag bearers and muslim migrants. https://t.co/xwbWI0NkcH

— Megh Updates 🚨™ (@MeghUpdates) October 3, 2026

“735 shkolla u prekën nga protestat, një rënie prej rreth 30%, ndërsa incidente të dhunshme u regjistruan pranë 158 shkollave”, deklaroi Nunez. Ai tha se në këto incidente pati hedhje objektesh dhe përleshje që, sipas tij, kishin në shënjestër forcat e rendit, mësuesit, gazetarët dhe kalimtarët.

Zyra e kryeministrit francez Sébastien Le Corneille dënoi atë që e cilësoi si “dhunë civile” dhe ia atribuoi përgjegjësinë partisë së krahut të majtë “Franca e Pabindur”.

Protestat zhvillohen në një klimë të tensionuar politike dhe ekonomike në Francë, teksa rritja e çmimeve të karburantit dhe shkurtimet e planifikuara buxhetore kanë shtuar pakënaqësinë, veçanërisht lidhur me financimin e arsimit.

Organizatorët kanë paralajmëruar se lëvizja do të vijojë të martën, duke kërkuar masa konkrete për përmirësimin e kushteve në shkolla dhe financimin e sistemit arsimor.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!