Gent Cakaj Ministri i Jashtëm në detyrë garantoi qytetarët shqiptarë, se nuk do të ketë rikthim të vizave pavarësisht vendimit të marrë nga Parlamentit holandez. I ftuar në ABC News, me gazetaren Mirela Milori Cakaj shpjegoi se, vendi ynë nuk ka cenuar asnjërin nga kushtet e liberalizimit, ndërsa rastin e cilësoi si të izoluar.
Nuk do të ketë kthim të regjimit të vizave për Shqiptarët pavarësisht vendimit të marrë nga Parlamentit holandez. Kështu u shpreh Ministri i Jashtëm në detyrë Gent Cakaj, i ftuar në ABC News, duke shtuar, se vendi ynë i ka plotësuar detyrat e përcaktuara më herët nga BE-ja.
Sipas ministrit të Jashtëm në detyrë, përgjegjësia e Shqipërisë mbaron kur Komisioni Evropian do të nxjerrë progres raportin për vendin tone në maj, ndërsa shtoi se vendimi i Parlamentit holandez nuk do të ndikojë.
Në fund Cakaj theksoi se pas marrjes së reagimit pozitiv, është detyra Shqipërisë që të fillojmë dhe të lobojmë me shtetet anëtarë të BE-së.
Mirela Milori: Një reagim të parë për vendimin e Parlamentit holandez për rivendosjen e regjimit të vizave?
Gent Cakaj: Janë dy faktorë kryesor që duhet të sqarohen. Ky është një vendimin i marrë politikisht. Por edhe Evropa është një moment elektoral ku zërat populistë po bëhen më të fuqishëm. Ky vendim nuk do të thotë tërheqje definitive të regjimit të vizave për qytetarët shqiptarë.
Nga pikëpamja e kushteve teknike të nevojshme nuk vlejnë për të hequr vizat për shqiptarët. Ministri i holandez për Çështjet e Sigurisë dhe Drejtësisë ka qenë kundër kësaj, duke thënë se kemi pasur ka një kontroll të shtuar kundër emigracionit jo të rregull. Ky vendimi është një çështje politike për konsum të brendshëm.
Mirela Milori: A ndikon kjo në raportin që BE do hartojë për çeljen e negociatave?
Gent Cakaj: Komisioni Evropian harton raportin për 5 prioritet kyçe. Në fund të Majit të vijnë me një vendim pozitiv për hapjen e negociatave më Shqipërinë. Një vendim i parlamentit holandez nuk do ketë ndikim në çeljen e negociatave. Vendim për hapjen e negociatave do hapen pas zgjedhjeve në Parlamentin Evropian. Vendimi i Qershorit do jetë i përqendruan mbi deklaratat që do vendosë Komisioni në fund të Majit. Ne presim që vlerësimi teknik i komisionit të kthehet në vullnet politik.
Mirela Milori: Duket se me shtetet anëtare janë skeptike?
Gent Cakaj: Nuk janë skeptikë për Shqipërinë, por për procesin e zgjerimit në përgjegjësi. Procesi i anëtarësimit nuk kërkon vetëm reforma në Shqipërinë, por një proces që është i varur edhe nga reformat që po kalon vetë BE. Zërat skeptike thonë që të mbyllen reformat e brendshme të BE dhe më pas të flitet për reformat e zgjerimit të BE.
Mirela Milori: Mendoni se është goditur Shqipëria me vendimin e Parlamentit holandez?
Gent Cakaj: Ne kemi përgjegjësi për punën që kryejmë dhe për atë që është realitet objektiv dhe nuk mund të marrim përgjegjësi për perceptimin subjektiv të një shteti, sikurse është Holanda në këtë rast.
Nuk po flasim për një kriminalitet ekskluzivisht shqiptar, por po flasim për persona me origjinë shqiptare të përfshirë në organizata nërkombetare kriminale.
Propozimet për tërheqjen e vizave për shtetasit shqiptarë bazohen në kritere konkrete dhe objektive. Janë 5 kritere kryesore ku janë:
Shtimi i qëndrueshëm i emigracionit të parregullt, por ky nuk është rasti për Shqipërinë.
Kjo është rritja e lartë e kërkesave për azil, dhe këtu nuk është rasti i Shqipërisë.
Kriteri i tretë është rënia e bashkëpunimit për kthim, ndërkohë që ministri i holandez për Çështjet e Sigurisë dhe Drejtësisë flet për bashkëpunim.
Kriteri i 4 është rritja e rrezikut të shteteve anëtare.
Kriteri i fundit është prapakthimi në plotësimin e kushteve./abcnews.al