Liverpool fitoi me penallti FA Cup, pasi mposhti Chelsea. Gjatë gjuajtjes së penalltive Sadio Mane u ndal nga portieri Edoardo Mendy.
Trajneri Jurgen Klopp pas ndeshjes tha se ishte faji i tij pse ndodhi diçka e tillë, duke dhënë edhe arsyen.
“Në penalltinë e Mane, 50% është faji im. I thashë se portieri Mendy e dinte mënyrën si godiste dhe e këshillova të ndryshonte stil.
Ndonjëherë unë bëj mirë ta qep gojën. Gjithsesi e rëndësishme është që ia dolëm të siguronim objektivin pas një ndeshje të jashtëzakonshme”, tha Klopp. / abcnews.al