Giorgio Chiellini luan ndeshjen e fundit në Torino të hënën dhe drejtuesit e Juventusit kanë nisur të mendojnë që tani për pasuesin e tij.
Tuttosport shkruan se janë dy emrat kryesorë që lakohen për ta pasuar kapitenin te bardhezinjtë sezonin e ardhshëm.
Njëri është një emër i spikatur në Serie A. Ai është serbi i Fiorentinës, Nikola Milenkovic. Tjetri është braziliani i Arsenali, Gabriel, një pistë më e vështirë për t’u arritur. / abcnews.al