Finalja e Conference League do të luhet në Shqipëri, në stadiumin “Air Albania” dhe për këtë vendim, UEFA është kritikuar shumë nga shtetet përkatëse të klubeve finaliste. Arsyeja është se stadiumi në kryeqytetin e Tiranës ka një kapacitet të vogël, dhe tifozët nuk do të mund të vijnë dot të gjithë.
Për këtë gjë, trajneri i kombëtares shqiptare të futbollit, Edoardo Reja ka reaguar në një intervistë të dhënë për mediat italiane.
“UEFA po mendonte për një sezon eksperimental dhe ndërkohë vitet e fundit është luajtur në Talin dhe Belfast, nuk mendoj se është skandaloze të organizosh një finale në kryeqytetin shqiptar.
“Air Albania” është një thesar, dukshmëria është perfekte, por problemi logjistik ekziston.
Shumë hotele janë ezauruar, banorët japin dhoma me qira në shtëpitë e tyre, por këto gjëra ndodhin kudo. Ka emocione të mëdha, do të bëj tifo për Romën, Mourinho me ekipin romak është rinuar”, u shpreh Reja./ h.ll/abcnews.al