100 të rinj janë arrestuar në Londër, pas ndërhyrjes së policisë ndaj aktivistëve për ndryshimet e klimës, që synonin të bllokonin për disa ditë qytetin me protestat e tyre.
Mbi 100 aktivistë janë arrestuar në Londër për bllokimin e rrugëve të kryeqytetit në kuadër të protestave kundër ndryshimeve të klimës.
Të martën pritej të mbahej dita e dytë e manifestimeve, pasi aktivistët e kaluan natën të mbledhur në urën Waterloo, në sheshin e Parlamentit dhe në atë që njihet si Cirku i Oksfordit.
Policia i urdhëroi aktivistët ta kufizonin protestën e tyre pasi mjaft probleme kishin hapur ditën e hënë, por në mungesë të një përgjigjeje, mëngjesin e së martës ajo kreu një valë arrestimesh.
Policia metropolitane bëri të ditur se gjithsej u arrestuan 113 persona, shumica e të cilëve nën akuzën e cënimit të rendit publik, ndërsa disa nën dyshimin për kryerjen e sulmeve kriminale ndaj zyrave të një kompanie nafte.
Organizata “Rebelimi ndaj Zhdukjes”, që u bën thirrje qeverive të reduktojnë emetimet e karbonit në nivelin zero brenda vitit 2025, synon të bllokojë Londrën deri më 29 Prill, me një seri protestash.
Disa aktivistë u vendosën poshtë një kamioni të parkuar në urën Woterloo për t’u bërë ballë përpjekjeve të policisë për t’i larguar prej andej. Pas orës 10 e 30 në urë kishin mbetur rreth 600 persona./abcnews.al