Pas shumë kohësh pritjeje, Luana Vjollca është rikthyer me episodin e parë të projektit të saj, “Thuaje”.
Në rrëfimin e saj, moderatorja ka kujtuar momentet kur e kanë bullizuar dhe mënyrën se si e ka përjetuar këtë situatë. Luana ka theksuar se ka zgjedhur gjithmonë të hesht, por në vetmi e ka vuajtur.
Më tej, ajo ka publikuar edhe këngën “Si njerëz”, e cila është shoqëruar me një videoklip me shumë kuptim.
“Thuaje” do të ketë 5 histori personale të Luanës, të cilat do të shërbejnë për t’i dhënë forcë të gjithë atyre që bullizohen në jetë./abcnews.al