Moderatorja Klea Huta dhe këngëtari Elgit Doda janë një ndër çiftet më të dashur për publikun shqiptar. Ata tashmë janë prindër të një djali dhe marrëdhënia e tyre është konsoliduar edhe më shumë.
Së fundmi, Klea ka folur për raportin që ka vjehrrën e saj, pra mamanë e Gitit. Ajo u shpreh se kanë shumë gjëra të ngjashme dhe që në takimin e parë e ka trajtuar si vajzën e vetë.
“Kam marrëdhënie shumë të mirë me prindërit e Gitit. Ai i ndan shumë mirë raportet dhe relatat. Unë me mamin e Elgitit jemi të dyja Gaforrja. Shumë gjëra të ngjashme, ndjeshmëria, mirësia. Kur e kam takuar për herë të parë, më ka parë si vajzën e vet, kjo i sheshoi gjërat, i ngjiti menjëherë. Unë e kam trajtuar si mamanë, ajo si vajzën”, tha Klea./abcnews.al