Një 55-vjeçar ka mbetur i plagosur me thikë mesditën e sotme në Kavajë.
Sipas policisë, shtetasi G. B., 43 vjeç, (i cili dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor), ka goditur me mjet prerës shtetasin G. M., 55 vjeç.
I plagosuri është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:15 në lagjen nr.13.
Autori i dyshuar është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./abcnews.al/