Plazhi i aventurierëve, Porto-nova në Vlorë mbledh turistët e natyrës

schedule15:48 - 11 Maj, 2022

schedule 15:48 - 11 Maj, 2022

Nga Elton Nika

Vlora vijon të mbetet qytet i preferuar për turistët nga shumë vende të botës, madje dhe nga Kolumbia. Duket se plazhi i Portonovës është ai që terheq më së shumti turistët aventurier të cilët shprehen të kënaqur me atë që kanë gjetur këtu.

Kanë udhëtuar nga Gjermania e Kolumbia, disa me kamper, makina e traget. Sot kanë mbërritur në plazhin e Portonoves në afersi të Zvernecit. Zgjodhën Shqipërinë pasi ishin kurioz. kishin lexuar për të vetëm në internet.

“Jam nga Kolumbia. Është hera e parë që vij këtu dhe me duhet te them se jam E mrekulluar me ate çfarë  kam parë dhe gjetur këtu. Veç Vlorës kemi qenë dhe në Durrës, një tjetër vend i bukur, do të shohim të tjera vende.”

“Kemi udhetuar nga Greqia dhe para se te vinim ne Vlore kemi vizituare dhe Korçën dhe Përmetin. Jemi nga Gjermania. Kemi dëgjuar nga miqtë tanë për këte vend dhe ndihemi mjaft mire.”

“Kemi ardhur nga Brindisi me traget në Vlorë dhe pastaj këtu. Është dita e parë, mëngjesi i parë dhe mund te them se ndihemi me fat qe kemi gjetur kete vend të mrekullueshem. Këte pamje rrallë e gjen.”

“Vendi dhe njerëzit janë të mrekullueshëm. Ne udhetojme me kamper, me makina, kemi përshkruar nje udhetim nga Greqia, në disa qytete të Shqiperise dhe tashme ketu. Besoj do të qëndrojmë dhe pak ditë këtu.”

Ata vijnë për herë të parë në Shqipëri dhe dëshirojnë të kthehen.

“Sigurisht do të rikthehem një dite serish. Cdo gje edhe perfekte.”

“Edhe une jam nga kolumbia,por ketu kam pare nje vend shume te bukur. Besoj se do te vij serish. Cdo gje ketu eshte mjaft e bukur. Ne shqiperi dhe Vlore vijme per here te pare dhe vec natyres se bukur edhe njerezit jane te mrekullueshem.”

Plazhi i Portonoves ose quajtur ndryshe plazhi i pushuesve në kerkim te aventurës, ndodhet rreth 20 km nga Vlora. Çdo vit vizitohet nga një numër i madh pushuesish nga vende të ndryshme të botës. /abcnews.al/