Hungaria do të mbështesë paketën e gjashtë të sanksioneve kundër Rusisë, përfshirë embargon e naftës ruse nëse blloku gjen një zgjidhje, sipas CNN.
Hungaria do të votojë për sanksionet e BE-së ndaj naftës ruse vetëm nëse blloku gjen një zgjidhje për problemet që do të krijonte, sipas ministrit të Jashtëm hungarez Péter Szijjártó.
“Ne ia kemi bërë të qartë Komisionit Europian se mund të votojmë pro vetëm nëse Brukseli ofron një zgjidhje për problemet që Brukseli do të krijonte”, tha Szijjártó në një video të postuar në Facebook të mërkurën.
BE-ja ka propozuar ndalimin e të gjitha importeve të naftës nga Rusia deri në fund të këtij viti dhe heqjen e bankës më të madhe të vendit, Sberbank, nga rrjeti i pagesave ndërkombëtare SWIFT.
Javën e kaluar, Zoltan Kovacs, zëdhënës i kryeministrit hungarez, tha se propozimi i BE-së është “kundër sigurisë kombëtare hungareze të energjisë”.
Kovacs tha se Hungaria i ka thënë BE-së se kompanitë hungareze të naftës e kanë bërë “të qartë” se nuk do të jenë në gjendje të heqin dorë nga importet ruse të naftës për të paktën tre deri në pesë vite.
/abcnews.al