Meta në Kolegjin e NATO-s në Romë: Shqipëria e gatshme për çdo përgjegjësi

schedule19:10 - 15 Prill, 2019

schedule 19:10 - 15 Prill, 2019

Presidenti i Republikës Ilir Meta zhvilloi një vizitë në Romë, si i ftuar nderi në kolegjin e mbrojtjes së NATO-s, në kuadër të 10 vjetorit të antarësimit të Shqipërisë në organizatën e Atlantikut të Veriut.

Në fjalën e mbajtur në auditorin e këtij kolegji, kreu i shtetit bëri një bilanc të agazhimit 10 vjeçar të Shqipërisë përkrah Aleancës dhe shprehu mbështetjen për politikën e dyerve të hapura.

“Shqipëria është e gatshme të marrë të gjitha përgjegjësitë që i kërkohen, veçanërisht në përmbushjen e rolit të saj të pazëvendësueshëm si faktor stabiliteti në rajon, si promotore e palodhur e bashkëpunimit dhe integrimit rajonal, si mbështetëse e vendosur e politikës së “Dyerve të Hapura” të NATO-s dhe si partnere strategjike e Aleancës përmes një politike të jashtme koherente dhe të besueshme”, u shpreh mes të tjerash Kreu i Shtetit Ilir Meta. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!