Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Peru.
Të pranishmit të cilët morën pjesë në një funeral u tronditën pasi gruaja që ishte në arkivol dyshohet se filloi të godiste nga brenda.
Më fund të muajit të kaluar, Rosa Isabel Cespedes Calaca, 36 vjeç nga Peruja dhe 2 nipërit e saj u përfshinë në një aksident të rëndë me makinë i cili mori jetën e dy të miturve. Rosa kishte marrë lëndime të rënda, por të afërmit u mblodhën për ta varrosur pasi mendonin se kishte vdekur.
Sipas dëshmitarëve okularë, njerëzit e pranishëm në funeral dëgjuan një përplasje të dobët nga brenda arkivolit. Kur u hap kapaku, të pranishmit u tronditën kur panë Rozën duke i parë.
Familja e gruas mori arkivolin dhe e çoi në spital, ndërsa Rosa ishte ende brenda. Mjekët atje konfirmuan shenjat vitale, ndonëse ajo ishte shpallur e vdekur disa ditë më parë, dhe e vendosën në një pajisje për ta mbajtur në jetë.
Fatkeqësisht, Rosa vdiq vetëm disa orë pasi u dërgua në spital, shkruan Blic.
Policia tashmë ka hapur një hetim për rastin që u bë viral, por ende nuk ka raportuar ndonjë rezultat. Familja e gruas beson se ajo ra në koma pas aksidentit, por kjo ngre pyetjen: si nuk arritën fillimisht mjekët të dallonin shenjat e saj jetësore?/abcnews.al/