Ukraina nën pushtimin rus këndon në Eurovision, publiku ngrihet në këmbë dhe brohoret njëzëri

schedule21:39 - 10 Maj, 2022

schedule 21:39 - 10 Maj, 2022

Ukraina, e cila aktualisht është nën pushtimin rus, ka performuar e gjashta në festivalin europian.

Kalush Orchestra, një grup që ndërthur folklorin tradicional dhe hip-hopin, ka konkuruar me këngën “Stefania”, e cila tashmë është bërë himn në Ukrainë.

LEXO EDHE: Ronela Hajati “djeg” skenën e Eurovisionit, hap festivalin europian me ritëm dhe energji

Performanca është pritur shumë mirë nga publiku, i cili i ka duartrokitur pafund dhe është ngritur në këmbë, duke kënduar njëzëri dhe duke ndjerë dhimbjen që ata po përjetojnë në këto momente.

E shkruar nga Oleh Psiuk si nderim për nënën e tij, “Stefania” është gjithashtu më e klikuara në YouTube në mesin e 35 shteteve të ndryshme.

Kujtojmë që grupit prej gjashtë personash iu dha leje e veçantë për të udhëtuar në qytetin Turin të Italisë.l.k/abcnews.al