Gjykata e Krimeve të Rënda refuzoi kërkesën e dy ish- deputetëve të Partisë Socialiste, Arben Ndoka dhe Arben Çuko për ndryshimin e masës së sigurisë “arrest shtepie”.
Ata u arrestuan në shtator te vitit te shkuar, në kuadër të operacionit policor Volvo 4.
Avokati i Arben Ndokës disa dite me pare, ka kundërshtuar edhe vendimin e Gjykatës për sekuestrimin e disa pronave, troje dhe apartamente ne bregdetin e Lezhës, në emër të ish-deputetit dhe familjareve të tij./abcnews.al