Një Fast-Food është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm, 10 maj në lagjen “Pazar i Vjetër”, Gjirokastër.
Policia bën me dije se fillimisht ka marrë flakë një frigorifer.
Abc mëson se nga flakët ka vetëm dëme materiale dhe nuk raportohet për persona të lënduar.
Fast-Foodi i përket shtetasit Agron.M, 65 vjeç.
PMNZSH ka shkuar menjëherë në vendngjarje për të bërë të mundur shuarjen e flakëve.
Nga veprimet hetimore dyshohet se zjarri ka rënë për shkak të një defekti teknik.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./abcnews.al/