Dy persona janë arrestuar në flagrancë nga Policia e Kolonjës pasi dhunuan një person. Unifromat blu kanë njoftuar se në bashkëpunim njëri-tjetrin, ata kanë goditur me sende të forta në trup I.M, banues në Tiranë.
I plagosuri ndodhet në Spitalin e Korçës dhe fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Skorovot dhe dyshohet se shkak janë bërë motivet e pronësisë./abcnews.al