“Rusisë po i mbarojnë armët”, Wallace: Ukraina mund të mposhtë forcat ruse

schedule13:37 - 9 Maj, 2022

schedule 13:37 - 9 Maj, 2022

“Do të jetë shumë e vështirë për Moskën të zëvëndësojë raketat ruse që janë shkatërruar tashmë”. Kështu ka  deklaruar sekretari i mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar,  Ben Wallace, sipas BBC.

Ai tha gjithashtu se forcave ruse po u mbarojnë armët precize dhe mund të mposhten nga Ukraina.

“Ne të gjithë kemi armë që nuk duhen disa ditë për t’i zëvendësuar, por mund të duhen muaj. Pasi t’i përdorni të gjitha në mënyrën se si i ka përdoruar Rusia, ju pret një sfidë e vërtetë përpara”.  “Nuk është e paimagjinueshme që superfuqitë e mëdha, si të tilla, siç mendon ai, të humbasin në fushën e betejës”, tha Wallace. “Ka shumë mundësi që Ukraina të thyejë ushtrinë ruse”.

I pyetur se si do të dukej humbja për Rusinë, Wallace tha: “Putini duhet të dështojë në Ukrainë dhe ky është padyshim misioni ynë kryesor, por ju e dini që Ukraina duhet  të zgjedhë se si t’i japë fund këtij konflikti, përfundoi sekretari britanik.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!