Besimtaret katolike kanë hyrë në javën e madhe të Pashkëve. Këtë të dielë në Shkodër u kremtua Dita e Larit, ose dita e Palmave që njofton ardhjen e të dielës së Pashkëve, atë të ringjalles së Krishtit.
Në Ditën e Larit gjithçka është ndryshe për botën katolike. Kambanat kumbojnë. Fëmijë e të rritur vrapojnë me degën e ullirit. Është festa e ngadhënjimit të Zotit. E Diela e Larit është festa që pas vdekjes, i prin kumtit të madh të Ringjalljes.
Besimtarët kanë hyrë në Javën e Madhe të Pashkëve. Kështu Kisha, gjatë riteve liturgjike dhe Meshës në të Dielën e Larit, qё kremtohet kudo nё botё, na fton tё imitojmё Jezusin.
Tre, çastet kulmore të kremtimit tё Dielёs sё Larit a Dielёs sё Palmave: procesioni i palmave dhe i degëve të ullirit, bekimi i tyre para kremtimit tё meshёs, e më pas, gjatё liturgjisё sё fjalёs, kujtimi i mundimeve të Zotit.
“Hakmarrja e Zotit është dashuria. Hakmarrja e Zotit është nxitja që njeriu të kthehet te Zoti. Nëse ne nuk duam të kemi më të keqen, duhet të kthehemi tek Zoti. Duhet të lemë të keqen, duhet të lejmë rrugën e pasurisë së rreme”, tha Imzot Angelo Massafra, Arqipeshkev i Dioqezit Shkodër-Pult.
Në kalendarin liturgjik katolik e Diela e Larit festohet një të diel para kremtimit të Pashkëve. Kreshmet përfundojnë me kremtimin e orës së nëntë të së enjtes së madhe, ditë në të cilën, me uratët e mbrëmjes, nis Triditshi i Shenjtë i Pashkëve./abcnews.al