Parkimet e gabuara mbeten problematike në Tiranë. Por në një ditë me shi si e sotmja, kodi rrugor shkelet edhe më shumë nga drejtuesit e automjeteve. ABC News ka përgatitur një tjetër vëzhgim.
Ja ç’ndodh kur automjetet ndalojnë vend e pa vend.
Nuk mjaftojnë shirat që ngarkojnë rrugët por janë edhe parkimet dysh që e rëndojnë më shumë trafikun. Dhe këtë e sheh në të gjithë kryeqytetin.
Kodi rrugor shkelet edhe pranë institucioneve të rëndësishme sic është drejtoria e përgjithshme e policisë.
Një ditë më parë ABC News tregoi se edhe në ditë pa shi e mbi të gjitha pushim zyrtar, automjetet parkojnë qetësisht në dy ose tre radhë.
E po kështu është edhe një ditë më pas pasi parkimi i gabuar në rrugët dytësore e kryesore të Tiranës është kthyer në një veprim normal për drejtuesit e automjeteve.
https://youtu.be/7RMdTw1WWf4