Mehmeti: Hidhërohem që nuk jepet penallti, Hoxhallari as nuk protestoi

schedule21:17 - 7 Maj, 2022

schedule 21:17 - 7 Maj, 2022

Dritan Mehmeti, pas humbjes në derbi kundër Tiranës, në Gol pas Goli në Supersport deklaroi: “Ishim shumë më superior deri në momentin e golit. Kishim një mundësi edhe me Carën.

Duhet të ishim me më këmbë në tokë dhe të kujdesshëm, gabuam shumë individualisht. Është e pafalshme. Duhet të ishim shumë më tepër të përqendruar, por janë ndeshje që lojtarët i përjetojnë emocionalisht dhe bëjnë gabime”

“Më hidhëron momenti që nuk jepet penallti për Partizanin. E anuloi VAR-i, por kishte kontakt. Festa e të tjerëve nuk më intereson. Kur arbitri i fushës ndërhyn për penallti dhe ka kontakt, s’ka pse futet VAR-i.

Gjuri i majtë i Hoxhallarit prek takën e Skukës. Është penallti. Është kontakt që prish ekuilibrin. Penallti e pastër, nuk ka protestuar fare Hoxhallari”.

“Rrapaj? Ai ka qenë i ngarkuar, ka pasur edhe dëmtim. I bëra ato lëvizje për t’i future fantazi skuadrës. Por, goli i dytë na dëmtoi psikologjik ishit”, përfundoi Mehmeti. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!