Ukraina pretendente kryesore për të fituar Eurovisionin, 1 nga këngëtarët ka mbetur në luftë

schedule19:20 - 6 Maj, 2022

schedule 19:20 - 6 Maj, 2022

Ukraina, e cila aktualisht është nën pushtimin rus, është favorite për të fituar Eurovision javën e ardhshme.

Sipas The Guardian, Kalush Orchestra, një grup që ndërthur folklorin tradicional dhe hip-hopin, po konkurron me këngën “Stefania”, e cila është bërë himn në Ukrainë.

E shkruar nga Oleh Psiuk si nderim për nënën e tij, Stefania është gjithashtu më e klikuara në YouTube në mesin e 35 shteteve të ndryshme.

Grupit prej gjashtë personash iu dha leje e veçantë për të udhëtuar në qytetin Turin të Italisë, një nga anëtarët ka qëndruar në Ukrainë për të luftuar./abcnews.al