Apeli lë në sekuestro pasuritë e Lefter Kokës

schedule15:38 - 6 Maj, 2022

schedule 15:38 - 6 Maj, 2022

Nga Ermal Vija

Gjykata e Posaçme e Apelit ka rrëzuar kërkesën e Lefter Kokës për heqjen e sekuestros për një ndërtesë në zonën e Vollgës në Durrës. Pasuria është vënë në sekuestro pas hetimit pasuror për inceneratorët, pasi ish-ministri Koka është nën hetim për korrupsion e pastrim parash.

Më herët Gjykatat kanë rrëzuar kërkesat e ish-ministrit Lefter Koka për heqjen e sekuestros së kantinës së pijeve alkoolike në Rrushbull të Durrësit. Po kështu ish-zyrtarit të lartë i kanë sekuestruar edhe 4 prona të tjera. Koka u arrestua nëntorin e kaluar, me akuzën e korrupsionit dhe pastrimit të parave me dyshimin se ka marrë ryshfet 3.7 milionë euro për ndërtimin e inceneratorit të Fierit.

LEXO EDHE: Alqi Bllako kërkon lirinë, caktohet gjyqtarja që do të shqyrtojë ankimimin

Nga ana tjetër SPAK vazhdon hetimet dhe gjatë këtyre ditëve ka marrë në pyetje, administratorët e disa kompanive që kanë ndërtuar inceneratorin e Fierit, pasi ka dyshime se kanë lëshuar fatura fiktive.

Ndërsa ish-deputeti socialist, Alqi Bllako, i arrestuar për aferën e inceneratorit të Fierit, I ka kërkuar apelit të posaçëm lirimin nga qelia. seanca do të mbahet më 14 maj, ndërsa Bllako akuzohet për korrupsion dhe shpërdorim detyre./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!