Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së në një takim të Këshillit të Sigurimit tha se “Lufta kundër Ukrainës është e pakuptimtë në shtrirjen e saj, e pamëshirshme në dimensionin e saj dhe e pakufizuar në potencialin për dëme globale”.
Gjithashtu ai theksoi se “pushtimi rus i Ukrainës është një shkelje e integritetit të saj territorial dhe të Kartës së Kombeve të Bashkuara. Sipas tij cikli i vdekjes dhe shkatërrimit duhet të ndalet. Ka ardhur koha për t’u bashkuar dhe për t’i dhënë fund kësaj lufte”.
Guterres e ka përshkruar zonën e luftës në qytetin portual të Ukrainës jugore, Mariupol, si “peizazhe ferri”.
Një operacion i tretë është duke u zhvilluar, tha Guterres Këshillit të Sigurimit të OKB-së në Nju Jork, raporton Reuters.
Kombet e Bashkuara dhe Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq (KNKK) kanë ndihmuar deri më tani rreth 500 civilë të largohen nga zona gjatë dy operacioneve në javën e kaluar.
/abcnews.al