Një tornado i dhunshëm ka shkaktuar dëme të shumta materiale në Oklahoma të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Mediat amerikane raportojnë për ndërtesa të shembura dhe rrugë të mbuluara nga gërmadhat.
Shkollat publike në pjesën më të madhe të vendit do të qëndrojnë të mbyllura.
Një tornado tjetër ka goditur dhe qytezën Teksane të Loket, pranë kufirit me Oklahomën.
Zyra e sherifit të zonës konfirmoi dëme shumë të mëdha materiale dhe në infrastrukturë. Për momentin nuk ka raportime përt të plagosur apo viktima./acbnews.al


