Nga Erblina Mile
Borxhet e prapambetura mbeten një barrë e rëndë për buxhetin e shtetit. Në total detyrimet e regjistruara në fund të vitit 2021 janë 13.2 miliardë lekë ose rreth 110 milionë euro.
Krijimi i detyrimeve të prapa mbetura ka qenë një ndër shqetësimet kryesore të ngritura nga Fondi Monetar Ndërkombëtar për ekonominë shqiptare. Statistikat e ministrisë së financave tregojnë se pushteti vendor vijon të jetë problematik për sa i përket nivelit të borxheve e ndjekur nga institucionet qendrore të ndara sipas kategorive abuzimet më të mëdha qëndrojnë në kryerjen e investimeve pa pasur fondet përkatëse.
Kështu borxhet e krijuara për investime rezultojnë se janë 4.3 miliardë lekë .Financat shqiptare vijojnë të rrezikohen nga largimet e padrejta nga puna. Vendimet gjyqësore që i kanë dhënë të drejtë punonjësve kapin një borxh që arrin në 3.7 miliard lekë.
Ndërkohë të ndara sipas ministrive, infrastruktura dhe energjia kanë peshën kryesore të detyrimeve të prapambetura dhe deri në fund të vitit të kaluar rezultojnë se janë 2.3 miliard lekë. Në vend të dytë renditet ministria e ekonomisë dhe financave me 1.5 miliardë lekë dhe më pas vjen ministria e mbrojtjes me 1.4 miliardë lekë.
Me detyrime rezultojnë edhe ministria e Punëve të brendshme si dhe ministria e shëndetësisë. Ujësjellës –Kanalizimet duket se kanë përkeqësuar situatën financiare dhe vetëm për tre muaj kanë rritur borxhin me 273.5 milionë lekë. Ky sektor është një ndër borxhlinjtë më të mëdhenj ndaj OSHEE.
BORXHET E PRAPAMBETURA
TOTALI 13.2 MLD LEKË
QEVERISJA VENDORE 6.6 MLD LEKË
QEVERIA QENDRORE 6.1 MLD LEKË
INVESTIMET 4.3 MLD LEKË
VENDIME GJYQËSORE 3.7 MLD LEKË
BORXHET SIPAS MINISTRIVE 2021
INFRASTRUKTURA DHE ENERGJIA – 3.2 MLD LEKË
EKONOMIA DHE FINANCAT -1.5 MLD LEKË
MBROJTJA -1.4 MLD LEKË
PUNËT E BRENDSHME -580.7 MLN LEKË
SHËNDETËSIA -307.4 MLN LEKE
DETYRIMET E UJSJELLËS-KANALIZIMEVE
SHTATOR 2021 301.3 mln lekë
DHJETOR 2021 574.8 mln lekë /abcnews.al/