Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë ka festuar 10 vjetorin e tij, ku të pranishëm ishin mjaft personalitete, miq dhe student. Gjatë fjalës së tij, themeluesi i këtij universiteti, Anastas Angjeli deklaroi se falë punës dhe përkushtimit, kemi kaluar çdo sfidë dhe vështirësi.
Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë ka festuar 10 vjetorin e tij, i cili konsiderohet padyshim si histori suksesi. Të pranishëm në përvjetorin e universitetit Mesdhetar ishin themeluesi i këtij universiteti, Presidenti i Republikës, si dhe mjaft personalitete dhe miq nga fusha të ndryshme.
Në fjalën e tij, themeluesi i Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë, Prof. Anastas Angjeli theksoi se ndjenja për arsimin dhe këmbëngulja bën që të kemi një universitet me standarde.
“Ndaj 10 vite më pare, fal kësaj ndjenje, mendova që bashkë me të tjerë që e kishin lidhur jetën dhe aktivitetin me mësimin dhe auditorin, të ndërtoja një shkollë të lartë universitare. Nuk ishte e lehtë por edhe e pamundur nuk ishte. Ne ja dolëm! 10 vjetë mund të përkthehen në ditë muaj dhe vite, në punë këmbngulje dhe vështirësi, në arritje dhe sfida, por unë do të preferoja që të qasesha disi ndryshe në këtë datë jubilare”, tha Prof. Angjeli.
I pranishëm në përvjetorin e 10 të Universitetit Mesdhetar ishte presidenti Ilir Meta i cili tha se ky universitet përfaqëson një institucion tashmë të afirmuar të arsimit të lartë
“Ky universitet, që përfaqëson një institucion tashmë të afirmuar të arsimit tonë të lartë, do të duhet, dhe do t’ju lutesha, që ta kthenit në një qendër edhe më aktive shkencore e debati të studimeve mesdhetare, duke promovuar të gjitha organizatat mesdhetare ku Shqipëria bën pjesë, por njëkohësisht duke u bërë pjesë edhe e gjithë debateve për temat më të mëdha të këtij makro-rajoni ku ne bëjmë pjesë, pasi është në interesin tonë të afirmojmë edhe më tej dimensionin tonë mesdhetar. Jo vetëm kaq, por edhe të jemi më aktiv në përballimin e problemeve dhe sfidave që ka ky makro-rajon”, tha ai.
Sot me 3 fakultete, 29 programe studimi bachelor dhe master, pas një dekade, mbi 10 mijë studentë i kanë besuar edukimin e tyre Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë./abcnews.al