Real Madridi i Carlo Ancelottit është i pandalshëm deri më tani në këtë sezon, pasi siguroi titullin e La Liga dhe një biletë për në finale të Champions League, tashmë i ka mbetur edhe detyra e fundit për trofgeun e 14-të të Championsit.
Ish-kapiteni historik i Realit, Guti, është intervistuar nga “tuttomercatoweb” për një analizë të shkurtër rreth ndeshjes ndaj Manchester City.
“Fryma e sakrificës, zemrës, entuziazmit dhe futbollit, këto ishin çelësat e fitorës së Real Madrid ndaj Manchester City. Në futboll gjithçka mund të ndodhë, asgjë nuk është e pamundur.”
Më pas Guti foli edhe për Karim Benzema.
“Në këmbët e tij ka një talent të jashtëzakonshëm, por nuk e prisja këtë paraqitje si golashënues. Ai po jep shum te Reali që pas lamtumirës së Cristiano Ronaldos, ai kishte nevojë të lirohej dhe të shënonte. Benzema përfaqëson futbollin në gjendjen më të pastër, është zot.”
Guti u pyet edhe në lidhje se si mund ta fitojë Reali këtë finale.
“Lojtarët janë profesionistë, jetojnë dhe paguhen për të luajtur futboll. Ata e dinë që prestigji i klubit të tyre është gjithmonë në rrezik dhe prandaj jam i bindur se ata do të japin gjithçka pa llogaritur se si do shkojnë gjërat. Ata tashmë kanë festuar titullin e La Liga, ndoshta festojnë edhe Champions League.”/ h.ll/abcnews.al