Lufta në Ukrainë, ish-presidenti brazilian: Zelensky është po aq fajtor sa Putini

schedule12:29 - 5 Maj, 2022

schedule 12:29 - 5 Maj, 2022

Ish presidenti brazilian, Lula Inacio da Silva, ka për revistën TIME se presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky dhe homologu rus Vladimir Putin janë të dy përgjegjës për luftën në Ukrainë, shkruan CNN.

“Ndonjëherë ulem dhe shikoj Presidentin e Ukrainës duke folur në televizion, duke u duartrokitur nga të gjithë parlamentarët europianë,” tha Da Silva. “Ai është po aq përgjegjës sa Putini për luftën. Sepse në luftë nuk është vetëm një person fajtor.”

Da Silva tha se Putini nuk duhet të kishte pushtuar Ukrainën, por fajin e kanë gjithashtu Shtetet e Bashkuara, NATO dhe Bashkimi Europian.

“Cila ishte arsyeja e pushtimit të Ukrainës? NATO? Atëherë SHBA dhe Europa duhet të kishin deklaruar :”Ukraina nuk do të anëtarësohet në NATO”. Kjo do ta kishte zgjidhur problemin”, tha ai.

“Çështja tjetër ishte anëtarësimi i Ukrainës në BE. Europianët mund të kishin thënë: ‘Jo, tani nuk është momenti që Ukraina të anëtarësohet në BE, ne do të presim’. Ata nuk duhej të inkurajonin luftën”.

Da Silva vazhdoi ta quante sjelljen e Zelensky “pak të çuditshme”, duke përmendur paraqitjet e shpeshta televizive të presidentit ukrainas.

Duket sikur ai është pjesë e spektaklit. Ai foli në parlamentin e Britanisë së Madhe, në parlamentin gjerman, në parlamentin francez, në parlamentin italian, sikur të ishte duke bërë një fushatë politike. Ai duhet të jetë në tryezën e negociatave, “ tha ish presidenti.

/abcnews.al