OKB: Mbi 3 mijë civilë janë vrarë që nga fillimi i luftës në Ukrainë

schedule09:17 - 5 Maj, 2022

schedule 09:17 - 5 Maj, 2022

Mbi 3 mijë viktima, përkatësisht 3238 civilë janë vrarë në Ukrainë që nga fillimi i luftës, shkruan la repubblica.

Kjo u bë e ditur nga Zyra e Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut, duke nënvizuar se “shifrat realë janë më të larta”. Sipas përditësimit, të vrarët përfshijnë 1,162 burra, 738 gra, 71 vajza dhe 84 djem, si dhe 72 fëmijë dhe 1,111 të rritur, gjinia e të cilëve nuk dihet ende.

Të plagosurit përfshijnë 424 burra, 337 gra, 71 vajza dhe 82 djem, si dhe 169 fëmijë dhe 2,314 të rritur, gjinia e të cilëve nuk dihet ende. Ndërkohë 221 fëmijë kanë vdekur dhe 408 janë plagosur në Ukrainë që nga fillimi i luftës, sipas një njoftimi të prokurorisë së përgjithshmë të Ukrainës.

Më 24 shkurt 2022, Rusia nisi luftën kundër Ukrainës. Pushtuesit kanë bombarduar qytetet dhe fshatrat në Ukrainë, duke torturuar dhe vrarë civilë.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!