Nis aksioni për prishjen e ndërtimeve pa leje në Kukës

schedule15:45 - 12 Prill, 2019

schedule 15:45 - 12 Prill, 2019

Në Kukës ka rinisur aksioni për prishjen e ndërtimeve pa leje dhe lirimin e hapësirave publike në lagjen nr. 2 të qytetit.

Me shembjen e objekteve do t’i hapet rrugë rehabilitimit të plotë të lulishteve në rrugët e brendshme të lagjes përfshirë edhe ndriçimin. Projekti do të mbulohet nga buxheti i Bashkisë së Kukësit.

Gjatë vitit të kaluar u prishën 280 objekte pa leje, ndërsa me një fond prej 16 milionë lekësh të reja u rehabilitua tërësisht një bllok pallatesh me infrastrukturën rrugore, lulishtet, ndriçimin përfshirë dhe fasadat e jashtme. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!