Vlora ende nën pushtetin e ujit, vështirësi në qarkullim

schedule14:36 - 12 Prill, 2019

schedule 14:36 - 12 Prill, 2019

Përmbytet për të dytën herë brenda pak ditësh qyteti i Vlorës nga reshjet intensive të shiut. Në disa lagje të qytetit ka vështirësi në lëvizjen e automjeve dhe këmbësorëve.

Këto janë pasojat pas një nate me reshje intensive në Vlorë. Qytetarët u zgjuan të pushtuar nga uji.

Lagjet ishin kthyer në një Venecia.

Banorët e kishin mjaft të vështirë për të lëvizur nga njëra anë e rrugës në tjetrën. Uji depërtoi edhe në katet e para të banesave dhe bizneseve, por dëmet janë të vogla.

Drejtori i Ujësjellës Kanalizimeve në Vlorë, Dorian Xhelili tha se një problem i madh janë mbetjet në rrjetin e kanalizimeve.

Kjo është hera e dytë që Vlora përmbytet brenda pak ditësh duke vështirësuar qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve.

Gazetar i ABC News: Elton Nika

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!