Dhjetë civilë janë vrarë dhe 20 janë plagosur pasi një raketë ruse goditi një fabrikë autobusësh në qytetin Avdiivka në rajonin Donetsk të Ukrainës, tha prokurorja e përgjithshme, Iryna Venediktova.
Policia e Ukrainës postoi në rrjetet sociale foto që tregojnë pasojat e sulmit në fabrikën e autobusëve, duke thënë se në momentin e sulmit punëtorët e fabrikës ishin duke pritur të hipnin në autobus pas mbaruan punën.
“Kjo është fytyra e vërtetë e forcave ruse, sisteme të shumta raketore lëshuese u qëlluan ndaj njerëzve që prisnin transportin publik në Avdiivka. 10 të vdekur, 20 të plagosur”, shkruan Iryna Venediktova në twitter.
Ndërkohë guvernatori i Donetsk Pavlo Kyrylenko tha se ushtria ruse e dinte saktësisht se ku do të sulmonte.
“Rusët e dinin saktësisht se ku synonin. Punëtorët sapo kishin përfunduar turnin e tyre dhe po prisnin në stacionin e autobusit për ti kthyer në shtëpi.”/abcnews.al/


