Një aksident i frikshëm ka ndodhur në Ukrainën Perëndimore ditën e sotme, me pasojë 27 viktima dhe 12 të plagosur.
Mësohet se një kamion nafte është përplasur me një autobus me civilë dhe një makinë në autostradën Kiev-Chop në rajonin Rivne.
“Aksidenti, i cili ndodhi në rajonin e Rivne, përfshiu një autobus me destinacion Poloninë, i cili transportonte 34 pasagjerë”, njoftojnë autoritete vendase, pa dhënë detaje nëse pasagjerët po largoheshin nga vendi për t’i shpëtuar betejave mes ushtritë ukrainase dhe ruse, të cilat janë të përqendruara në lindje të vendit.
Ukraine : Un camion-citerne, un bus et une voiture de tourisme sont entrés en collision dans la région de Rivne, faisant 17 morts & 6 blessés selon la Police nationale. L’accident s’est produit sur l’autoroute Kiev-Chop près du village de Sitnoye, district de Dubensky. pic.twitter.com/B31TRCCFUX
— Rebecca Rambar (@RebeccaRambar) May 3, 2022
Policia, ekipet e shpëtimit dhe ekzaminuesit mjekësorë po “përfundojnë inspektimin e situatës”, shtoi policia.
Sipas të njëjtit burim, tre trupa ende nuk janë identifikuar.
Të martën mbrëma, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky iu referua komunikimit të tij të përditshëm me ukrainasit në një “aksident të tmerrshëm automobilistik” në të cilin u përfshinë një autobus, një makinë dhe një cisternë dhe foli për 18 të vdekur, ndërsa u dërgoi ngushëllime të afërmve të viktimave./abcnews.al./



