Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Dialogu i bazuar në njohje reciproke”, Kurti: BE të kryej detyrat, Kosovës t’i liberalizohen vizat

schedule16:35 - 4 Maj, 2022

schedule 16:35 - 4 Maj, 2022

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti këtë të mërkurë ka zhvilluar një vizitë në Gjermani ku në fokus ka qenë dialogu me Serbinë dhe liberalizimi i vizave.

Kurti në një konferencë për media për gazetarët pas takimit, kërkoi nga Gjermania që të shtyjë para liberalizimin e vizave.

“Edhe dy muaj bëhen katër vite prej se Komisioni Evropian e ka rekomanduar liberalizimin e vizave për Kosovën për herë të dytë. Është koha të thuhet se mjaft është mjaft. Kjo çështje duhet të vendoset në Këshillin e BE-së pasi Kosova i ka kryer detyrat e shtëpisë, dhe është radhe që edhe BE të kryej detyrat e saj”, ka thënë Kurti.

Ndër të tjera në fjalën e tij Kurti është shprehur se Kosova do të aplikojë për anëtarësim në Këshillin e Evropës dhe partneritet me NATO-n ku llogaritet në ndihmën e Gjermanisë. Sipas tij , Kosova mbështet Procesin e Berlinit, derisa refuzon iniciativa tjera paralele.

Gjithashtu Kurti ka thënë se Kosova është proaktive në dialogun me Serbinë.

Dialogu duhet të jetë i bazuar në njohje reciproke. Njohje reciproke duhet të jetë në qendër e jo në fund të procesit”, deklaroi Kurti./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!