Reuben Johnson, një gazetar me bazë në Kiev që punon për Breaking Defense, ka shkruar një artikull rrëqethës përmes të cilit përshkruan kohën e tij i robëruar nga ushtarët rusë.
Gazetari ishte nisur drejt një stacioni treni për t’u evakuuar por makinës së tij iu zu në pritë nga një njësi e ushtrisë ruse pranë qyteteve Irpin dhe Bucha.
“Fillimisht goditën makinën me mitraloz. Ndodhi mrekulli që ne të tre që ishim në makinë mbijetuam”, ka shkruar ai.
“Pas breshërisë së plumbave të gjithë dolëm jashtë dhe u larguam nga automjeti, i cili më pas u rrotullua mbrapsht nga një kodër dhe u përplas në një gardh në fund”.
Johnson tha se ushtarët më pas i mbajtën peng nën kërcënimin e armëve, ndërsa u vodhën sendet personale, përfshirë telefonat, paratë dhe një unazë ari.
Ata u dërguan në një bunker nëntokësor nën aeroportin Hostomel, pak jashtë Kievit, dhe “të mbyllur në një dhomë, tepër të lagësht pa ujë të rrjedhshëm, tualet ose ngrohje”.
Aty nuk kishin asnjë kontakt me botën e jashtme. Rusët përdorën anën tjetër të dhomës si një qendër triazhi për të plagosurit, dhe gazetari përshkroi se dëgjonte “tingujt shqetësues të ulërimave”.
Në fund të torturave ata u liruan dhe u hodhën në anë të një rruge, nga ku shkuan në kufirin me Bjellorusinë, dhe më pas udhëtuan në Poloni.
/abcnews.al