Zelensky i kërkon ndihmë Bullgarisë për riparimin e pajisjeve ushtarake

schedule14:32 - 4 Maj, 2022

schedule 14:32 - 4 Maj, 2022

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i ka kërkuar Bullgarisë që të ndihmojë Ukrainën në riparimin e pajisjeve ushtarake të dëmtuara në luftën e vazhdueshme me Rusinë, sipas CNN.

Ambasadori i Ukrainës në Sofje, Vitaly Moskalenko, i ka dërguar një letër nga Zelensky Parlamentit të Bullgarisë, në të cilën presidenti ukrainas thekson se autoritetet në Kiev shpresojnë se Bullgaria do të ndihmojë në riparimin e pajisjeve ushtarake ukrainase dhe do të vazhdojë të ndihmojë ukrainasit që po i largohen agresionit rus.

Zelensky  shpreson që Bullgaria do të vazhdojë të ofrojë ndihmë humanitare për vendin, duke përfshirë ilaçe, veshje dhe ushqime.

Në letër, Zelensky ka theksuar gjithashtu vazhdimësinë e bashkëpunimit energjetik midis dy vendeve.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!