Në vitin 2020, Sophie Turner dhe partneri i saj Joe Jonas mirëpritën vajzën Willa. Ndërsa është në pritje të fëmijës së dytë, ylli i “Game of Thrones” ka dhënë një intervistë, ku rrëfeu se mëmësia e ka bërë atë një aktore më të mirë. Ajo theksoi se të qenit nënë ka shtuar një “perspektivë ndryshe” kur merr role aktrimi.
Aktorja shtoi: “Koncepti i familjes më ka bërë një person shumë më emocional. Më ka bërë një aktore më të mirë. Sepse si aktor, e vetmja mënyrë për t’u bërë me të vërtetë brilant është të përjetoni sa më shumë të jetë e mundur dhe t’i sjell ato përvoja. Kjo është vetëm një pjesë e vogël e jetës që po përjetoj.”
Aktorja britanike kthehet në ekran me “The Staircase” të HBO Max, me premierë më 5 maj. Kujtojmë që aktorja konfirmoi se është në pritje të fëmijës së saj të dytë gjatë një shëtitjeje me bashkëshortin e saj pak muaj më parë, teksa vinte në pah barkun e rrumbullakosur./abcnews.al