Grabitja për herë të dytë e parave në Rinas mund të ishte parandaluar. Kjo nëse policia do zbatonte një urdhër të ministrit të kohës Fatmir Xhafaj në Mars të 2018-s, që kërkonte shoqërimin e vlerave monetare gjatë transportit me forca policore.
Grabitja e parave brenda aeroportit “Nënë Tereza” mund të ishte parandaluar. Kjo mund të ndodhte nëse Policia e Shtetit do të kishte zbatuar urdhrin e Marsit të vitit 2018 të ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.
Ky urdhër parashikon “Ruajtjen dhe Sigurimin e Objekteve te Sektorit Bankar”, sigurimin dhe shoqërimin i vlerave monetare, materiale dhe sendeve të çmuara gjatë transportit.
Për transportin e vlerave monetare mbi shumën 900 e 50 milionë lekë, përveç masave të parashikuara ish-ministri Xhafaj urdhëronte shërbimin e sigurisë fizike dhe strukturat e policisë në territorin ku do të lëviztë eskorta të planifikonin dhe merrnin masa shtesë sigurie.
Për këtë çështje u pyet nga gazetarët dhe Sekretari i Përgjithshëm i Shoqatës së Bankave i cili dha këtë përgjigje.
“Kjo është sipas riskut. Shoqëritë e ruajtjes lajmërojnë policinë kur ka transport të vlerave monetare dhe nëse ka shumë të konsiderueshme dhe gjëra që bankat kërkojnë situata që paraqet rrezikshmëri është me risk të lartë mund të kërkojnë shoqërim edhe nga, por jo domosdoshmërisht duhet të jetë policia që t’i shoqërojë”, tha Spiro Brumbulli.
Urdhri parashikonte gjithashtu masa shtesë sigurie gjatë transportit të thasëve me valutë si përdorimi i GPS-it, bojës ngjyrosëse me kod për çdo bankë, kamerat e regjistrimit apo radiot e komunikimit etj. Një pikë tjetër kjo që nuk u zbatua më 9 Prill.
Në kushtet kur paratë e tre bankave me destinacion Austrinë ranë në duart e grabitësve e urdhri i një ministri u shkel, kush duhet teë mbajë përgjegjësi për vjedhjen në sheshin që duhet të jetë më i sigurti në vend?/abcnews.al