Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Duhej të ishte në shtëpi, xhiroja me makinë i kushton shtrenjtë 47-vjeçarit shqiptar

schedule16:43 - 3 Maj, 2022

schedule 16:43 - 3 Maj, 2022

Një 47-vjeçari shqiptar i cili ishte i dënuar me arrest shtëpie, i ka kushtuar mjaft shtrenjtë shëtitja me makinë me mikun e tij.

Mëngjesin e së shtunës 47-vjeçari shqiptar sëbashku me mikun e tij ishin duke bërë xhiro me makinë në rrugën “Giulio Cesare” në Torino, por nga pakujdesia drejtuesi i mjetit humb kontrollin dhe shkakton aksident duke u përplasur me dy makina të tjera.

Menjëherë në vendgjarje kanë mbërritur karabinierët, të cilët pasi kanë bërë verifikimet kanë parë që 47-vjeçari shqiptar ishte i dënuar me arrest shtëpie dhe nuk duhet të ishte në shëtitje, prandaj i kanë vendosur prangat menjëherë duke e rikthyer në qeli.



47-vjeçari ishte dënuar me arrest shtëpie, pasi i ishte gjetur në xhep pak kohë më parë një thikë 12 centimetra e gjatë.

Por nuk ka shpëtuar as miku i tij i cili rezultoi se drejtonte mjetin në gjendje të dehur, dhe gjykata vendosi që t’i heqë patentën.

/Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!