Nedim Bajrami, Adrian Ismajli dhe Kristian Asllani janë lojtarët kryesorë te skuadra e Empolit në Seria A, paraqitjet e të cilëve këtë sezon kanë rënë në syrin e disa skuadrave të cilat kërkojnë edhe shërbimet e lojtarëve të kombëtares shqiptare.
Së fundmi në rrjetet sociale, mbrojtësi Ismajli ka postuar një video ku Barjami shfaqet duke kënduar dhe kërcyer nën ritmet e këngës “Motër e Vëlla” të këngëtarëve Shyhrete Behluli dhe Gold AG.
E teksa në sfond dëgjohet kënga, Bajrami nuk harron të bëjë edhe simbolin e shqiponjës, një gjest që padyshim gëzon të gjithë zemrat e shqiptarëve.
/f.a/abcnews.al