Erjon Laçi është nxënës në vitin e tretë të shkollës profesionale “Beqir Çela” në Durrës. E ka të qartë se pas mbarimit të shkollës, do të shkojë jashtë për të punuar. Thotë se profesioni i elektriçistit është i kërkuar në disa vende të Evropës.
“Këtu do punoj nja dy vjet sa të marr vetën dhe do iki jashtë. Se këtu janë rrogat e ulëta”, ka thënë ai.
Largimin nga vendi e synojnë dhe nxënës të tjerë të shkollës profesionale të Durrësit.
“Dega hidraulike kam dëshirë që të lëviz po pa një zanat nuk shkohet”, thotë një tjetër.
“Për të ikur jashtë shtetit këtu s’ka punë dhe pagat janë të ulëta”.
Nxënësit e kësaj shkolle ekspozuan punët e tyre në oborrin e shkollës.
“Kjo është një shtëpi me sistemin e shiut dhe sistem kaldaje”.
“Kemi një pishinë me panel ka dashur rreth një vit që të realizohet si punë’.
Në shkollën profesionale të Durrësit mësojnë 1300 nxënës./abcnews.al