Shtetet e Bashkuara kanë paralajmëruar se Rusia planifikon të “aneksojë” rajonet Donetsk dhe Luhansk në lindje të Ukrainës, sipas The Guardian.
“Sipas raporteve, ne besojmë se Rusia do të përpiqet të aneksojë “Republikën Popullore të Donetskut” dhe “Republikën Popullore të Luhanskut,” tha Michael Carpenter, ambasadori i SHBA-së në Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim.
“Kjo është pjesë e librit të lojërave të Kremlinit,” shtoi ai.
Carpenter tha se SHBA gjithashtu besonte se po shqyrtonte një plan të ngjashëm për, Kherson, ku Moska ka forcuar kontrollin e saj dhe ka imponuar përdorimin e monedhës së saj në rubla.
“Mendojmë se raportet janë shumë të besueshme. Referendume të tilla të rreme, me vota të fabrikuara nuk do të konsiderohen legjitime dhe as përpjekjet për të aneksuar territoret shtesë të Ukrainës.
Por ne duhet të veprojmë urgjentisht.”
Carpenter tha se ekzistonte mundësia që liderët e Rusisë të përpiqeshin të merrnin në kontroll pjesë të tjera të Ukrainës, duke imponuar një regjim kukull. Ai tha se ky ishte qëllimi fillestar i Moskës në Kiev – një plan që përfshinte instalimin e një kushtetute të re në Ukrainë por se forcat ruse ishin detyruar të tërhiqeshin në lindje dhe jug të vendit pasi nuk ishin në gjendje të merrnin kryeqytetin.
/abcnews.al