Kreu i deputetëve socialistë nuk kishte ç’të thoshte për buxhetin e 2018-s, ndërsa kishte nisur seancë e shyrtimit nen per nen të tij.
Për Taulant Ballën kjo seancë duhej të shndërohej në një ditë llogaridhënieje të Partisë Demokratike për kontratat e lobimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ai paralajmëroi dërgimin në fillim të javës të kallëzimit penal për Lulzim Bashën.
Në replikë, Lulzim Basha e cilësoi akuzën e pastrimit të parave ndaj tij si fortunë në gotë me një qëllim të vetëm.
Në këtë kuadër rezervoi një akuzë direkte dhe për Taulant Ballën.
Më pas replika u zhvendos mes Oerd Bylykbashit dhe kryeministrit Rama. Deputeti demokrat sqaroi se PD ka deklarauar në KQZ çdo burim fiancimi për zgjedhje, dhe ja si deklarohet pjesa tjetër.
Në fund të ditës, sipas kryeministri Rama, vlen vlerësimi i sekretarit amerikan të shtetit reks Tillerson, përgëzues për punën e qeverisë shqiptare dhe ai, tha Rama, nuk është i blerë dhe as i paguar offshore./abcnews.al
https://youtu.be/nodO1i4IeEo