Vangjeli: Politika është bërë e shtrenjtë, janë paguar para për t’u futur në lista

schedule22:34 - 2 Maj, 2022

schedule 22:34 - 2 Maj, 2022

Analisti Lorenc Vangjeli, ka bërë një deklaratë të fortë në “Log.” në Abc të gazetarit Endri Xhafo, ndërsa ka analizuar politikën në Shqipëri.

Ai tha se politika shqiptare është shumë e shtrenjtë, duke theksuar se në Shqipëri, janë paguar para për tu futur në lista.

Pjesë nga diskutimi:

Vangjeli: Lulzim Basha ka marrë para për të futur njerëz në lista për deputetë. Po ju them që në një fushatë që u bë kohë më parë ka paguar bustimet deri në 30 mijë euro. Ka paguar në një fushatë nja 250 mijë euro. Endri edhe ti e njeh.

Xhafo: Ku ndodhet sot, në cilin krahë të politikës?

Vangjeli: Është në ajër nuk ka lidhje me politikën. Do të shkojmë më thellë. E kam pyetur zotin Berisha për diçka. Në këtë dynja burrat nuk pyeten për dy gjëra për paratë dhe dashnoret, juve Doktor për këtë të dytën nuk ju pyes sepse jeni “burgosur” tek Liria juaj i thashë, por e pyeta sa kushtoi avokati juaj, 7 mijë euro më tha, kaq nuk kushton asnjë avokat në Tiranë. Mos ndoshta nesër në Paris ky avokati i duhet të rrëfejë të ardhurat, dhe mos i duhet të rrëfejë kontratën me zotin Berisha. Basha për këtë u dogj, nuk dihet nëse kalon anën tjetër të Atlantikut e pret prokurori apo protokolli. Ka dhe diçka nuk mund të shesësh një produkt nën kosto, a mund të shkosh nesër të shesësh një apartament në Tiranë që me çmim reference kushton 200 mijë euro të thuash e shes për 3 mijë euro. Politika është bërë gjithmonë dhe më e shtrenjtë.

Biberaj: Avokati ka marrë aq para vetëm për të parë dosjen, mund të marrë më shumë më mbrapa.

Vangjeli: Por doktori nuk ka para, ka diku ke 100 mijë euro është tek rendi i pasurisë.

Biberaj: Nuk është puna jonë?

Vangjeli: Unë mendoj se është dhe puna ime.

Biberaj: Mos futemi në gjëra personale.

Vangjeli: Kjo ka të bëjë me çfarë ju thashë më parë, ky ishte Kuvendi personal i zotit Berisha.

/T.H/Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!