Paralajmërimi i Vangjelit në “Log.”: Çfarë do të ndodhë në shtator mes Berishës dhe Metës

schedule21:50 - 2 Maj, 2022

schedule 21:50 - 2 Maj, 2022

Analisti Lorenc Vangjeli ka paralajmëruar lëvizje të forta nga ana e opozitës në shtator të këtij viti.

I ftuar në “Log.” në Abc të gazetarit Endri Xhafo, Vangjeli tha se ashtu siç kishte paralajmëruar në mars të viti të kaluar, edhe Sali Berisha edhe Ilir Meta e dinin që Lulzim Basha nuk do të bëhej kryeministër, prandaj kishin një plan “B”.

Ai tha se si Berisha ashtu edhe Meta e dinë që po të hyjnë të ndarë nuk e mundin dot Edi Ramën, prandaj do të nisin një lëvizje të re, për një opozitë të bashkuar, por gjithsesi sërish do të jetë mjaft e vështirë për të mposhtur mazhorancën në pushtet.

Ndërkohë që ka patur edhe debate mes Vangjelit dhe Aleksandër Biberajt, sa i përket arsyes së përse Berisha po kërkon të rimarrë PD-në.

Pjesë nga diskutimi:

Vangjeli: Berisha pretendon se po bën betejë vetjake për dinjitet.

Biberaj: Betejën vetjake Berisha e ka në gjykatë.

Vangjeli: E ke seriozisht.

Berisha: Është kauzë e çdo qytetari shqiptar mos ketë këtë qeverisje.

Xhafo: Berishës nuk i duhet të  mundi Ramën, por të marrë kreun e PD?

Vangjeli: Berisha ridëshmoi se mund Lulzim Bashën, por do të mundet në vijimësi nga Rama. Këtë gjë doktori e di shumë mirë. Unë shoh errësirë, por dhe të tjerët qorrolleksen kot. Është fillimi i një akti, do ta shikoni kompletimin e saj në shtator. Kemi parë një lëvizje nga zoti Berisha dhe zoti meta, që kishin një plan që në mars të vitit të shkuar se sido që të hidhej monedha, Basha nuk do të ishte kryeministër. Koha më ka dhënë të drejtë. Në shtator do të shikoni një skenë tjetër. Se këta dy burrat që janë të mençur, e dinë se një PD e pjesëtuar është shumë pak për të ardhur në pushtet. Një opozitë e bashkuar është një shans i shtuar për të ardhur në pushtet. Por të gjithë e dinë edhe atë që di Rama, se shumica e qytetarëve janë kundër tij, por që janë të pa përfaqësuar. Këta nuk mund të veshin dot këmishën e forcës që po imponon Berisha.

/T.H/Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!