Nga Sonila Qazimi
Shqiptarët në Australi kanë festuar Fitër Bajramin. Këtë vit namazi i Bajramit është falur nga imami Hysni Merja, i cili ka një muaj që i është bashkuar komunitetit mysliman në Shepperton të Australisë
Dhjetëra shqiptarë të lindur në Australi kanë falur namazin e Bajramit në xhaminë e ndërtuar nga të parët e tyre në Sheperton.
Namazi u drejtua nga imami Hysni Merja, i cili prej një muaji ka lënë Shqipërinë dhe jeton në Australi.
Besimtarët kanë uruar festën e fiter Bajramit. Pas faljes, familjet nisën me përgatitjet për drekën e Bajramit.
Familja Kutrolli është vendosur në Australi që në vitin 1954. Tregojnë se janë munduar të ruajnë traditat dhe gjuhën shqipe
“Jemi mundur ta mbajmë gjallë gjuhen shqipe, t’ua mësojmë edhe nipërve e mbesave. Për bajram vjehrra bënte bakllava”, shprehet nusja e familjes Kutrolli.
Ndërkohë që edhe familja e Bedriut është nga të parat e vendosura në Austali.
“Ka ardhur babai. Ai është nga Burgaleci, nëna nga Devolli. Jemi këtu ku jemi fale tyre. Gëzuar Bajramin’, ky është mesazhi i urimit që vjen nga një tjetër familje shqiptare që jeton në Australi.